Flash News

E-TJERA

E rëndë në Vlorë, 50-vjeçari bën për spital nënën

E rëndë në Vlorë, 50-vjeçari bën për spital

Një 50-vjeçar ka dhunuar nënën e tij në Vlorë. Si pasojë e dhunuara është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa 50-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila po merr mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit