Flash News

E-TJERA

E rëndë te Komuna e Parisit! Picieri vret me thikë kamerierin

E rëndë te Komuna e Parisit! Picieri vret me thikë kamerierin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Komunën e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal. Mësohet se picieri ka plagosur me thikë kamerierin. Ky i fundit ka humbur jetën në spital.

Viktima është identifikuar si Indrit Salillri.

"Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes", njofton policia.

Të fundit