Flash News

E-TJERA

E skualifikuar 2 herë nga KED, Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë për Kushtetuesen Zhaklina Peton

E skualifikuar 2 herë nga KED, Gjykata Administrative e Apelit rikthen
Foto Ilustruese/ Zhaklina Peto

Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë për Kushtetuesen gjyqtaren Zhaklina Peto.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, pas një padie të depozituar më 3 dhjetor. Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikoi për herë të dytë në 23 nëntor për mos plotësim kriteresh, gjyqtaren Zhaklina Peto, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.

Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit