Flash News

E-TJERA

E vendosur përballë akuzave, Policia e Shtetit reagon pas vrasjes së 25-vjeçarit: Po analizojmë shkaqet që çuan në incidentin fatal

E vendosur përballë akuzave, Policia e Shtetit reagon pas vrasjes
Foto Ilustruese

Policia e Shtetit ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave”, pasi kishte thyer fashën orare të vendosur në kuadër të masave anti-Covid.

E vendosur përballë akuzave dhe kritikave të ashpra pas ngjarjes së rëndë, “Policia e Shtetit u shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, të afërmve, por edhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.”

Po ashtu, në njoftimin zyrtar policia informon se po analizohen në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal, si dhe u garanton qytetarëve sigurinë.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Të fundit