Flash News

E-TJERA

E zunë poshtë pllakat e mermerit, Bylykbashi prek me postimin për 52-vjeçarin: Ben, demokrat i paepur

E zunë poshtë pllakat e mermerit, Bylykbashi prek me postimin për

Arben Kurmeka është 52-vjeçari i cili humbi jetën dje në Durrës teksa punonte. Kurmeka po transportonte disa pllaka mermeri të cilat e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ka qenë një aktivist i Partisë Demokratike, dhe këtë e ka zbuluar deputeti Oerd Bylykbashi me një postim prekës në Facebook.

Bylykbashi shkruan se Kurmeka ishte një demokrat i paepur dhe një mik i mirë, kontributi i të cilit nuk do të harrohet.

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe!”, shkruan Bylykbashi.

Të fundit