Flash News

E-TJERA

E zunë poshtë pllakat e mermerit teksa punonte, humb jetën 52-vjeçari

E zunë poshtë pllakat e mermerit teksa punonte, humb jetën

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë teksa punonte. Pllakat e mermerit kanë rrëshqitur dhe për pasojë e kanë zënë poshtë.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Të fundit