Flash News

E-TJERA

“Edhe Bashën e kam pasë në shkolle”, Gjiknuri në Komisionin e Inceneratorëve: Zoton e kam takuar, Mërtirin e njoh si fytyrë

“Edhe Bashën e kam pasë në shkolle”, Gjiknuri në

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri po jep dëshminë  e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë  e ish-Ministrit të Energjisë.

Gjiknuri tha se Klodian Zoton e ka takuar disa herë kur ka vizituar Inceneratorin e Elbasanit, Mërtirin thotë se e njeh vetëm si fytyrë, kurse Stela Gugallen thotë se nuk e njeh.

"Gugalljen nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyrë, z.Zoto e kam takuar disa herë në cilësojnë e ministrit kur kam vajtur për të vizituar Inceneratorin e Elbasanit, njëherë në zyrë dhe kam punuar me të në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto janë njohje që nuk kanë të bëjnë me lidhje shoqërore apo të afërta. Unë kam 20 vite punë në shërbim shtetëror e privat dhe jeta më ka bërë të njoh shumë biznesmenë", tha Gjknuri.

I pyetur nëse ka udhëtuar me Mirel Mërtirin apo Zoton, siç e ka denoncuar sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Gjiknuri thotë se nuk është e vërtetë, ndërsa vuri në dispozicion udhëtimet e tij referuar sistemit TIMS.

Kam marrë informacion nga TIMS për udhëtimet e mia deri në gusht 2019. Rezultoi 137 dalje e 137 hyrje,98% udhëtime pune. Përkojnë datat që thotë Gazment Bardhi, por nuk kam asnjë udhëtim privat me personat në fjalë.

Kam bërë vizita zyrtare për data e deklaruar nga Bardhi. Edhe me vëllain tënd jam komshi, por s’jam në konflikt interesi.  Nuk kam kryer asnjë udhëtim me personin në fjalë. Po ndjek padinë në gjykatën e Tiranës për shpifje me Gazment Bardhin që kam udhëtuar me charter privat”, tha Gjiknuri, ndërsa Bardhi i kujton përmes një mesazhi të lexuar nga Tabaku se më herët ka deklaruar në parlament se ka patur shok në shkollë.

“Deklaratë jo e vërtetë. Rrethanat në jetë të punoj...në 2002, ai ishte koordinator në zyrën e kabinetit të ministrit dhe nuk e kam patur shok shkolle. Edhe ta kisha... sic kam pase Lulzim Bashën shok shkolle, cfarë do të thotë kjo”, tha Gjiknuri.

 

Të fundit