Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Edhe pse në sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet i gjithë fondi vjetor 3,1 mln euro deri në gusht

Qeveria, praktikisht Ministria e Financave në asnjë rast nuk është treguar korrekte me pagesat e bizneseve e kontraktuara për pune dhe shërbime, si me inceneratorët.
Kompanitë që realisht kryejnë punime me fondet buxhetore përballen me vështirësi për të marrë pagesat në kohë, duke bërë që vit pas viti të gjenerohen miliona euro detyrime buxhetore për pagesa të pakryera të punimeve.
Kompanitë e inceneratorëve që janë nën hetim nga SPAK për abuzime dhe pastrim parash, moszbatim të kontratave, janë nga të paktat ndaj të cilave respektohet grafiku rigoroz i pagesave dhe që marrin pagesa të rregullta edhe pa zhvilluar asnjë punim.
Të dhënat zyrtare nga dega e Thesarit në Ministrinë e Financave, na tregojnë se, për inceneratorin e Fierit pagesat vjetore të parashikuara nga buxheti ishin në vlerën e 376,4 milionë lekë, të cilat janë alokuar tërësisht që në fund të muajit gusht.
Ndërkohë që të gjitha fondet ndaj inceneratorit janë shlyer që në muajt e parë të vitit, për investimet e tjera kapitale janë realizuar deri në fund të 8 mujorit jo më shumë 40 për qind e fondeve të programuara dhe aktualisht janë rreth 130 milionë euro detyrime të prapambetura në llogarinë e qeverisë.
Për gjysmën e parë të këtij viti pagesat për Inceneratorin e Tiranës dhe Fierit arritën 7 milionë euro, sipas të dhënave nga thesari në Ministrinë e Financave.
Të dhëna më të detajuara për pagesat nga “Open Data Albania”, tregojnë se inceneratori i Fierit ka marrë tre pagesat e fundit në një ditë me datë 1 gusht. Me 1 gusht janë paguar rreth 190 milionë lekë me tre fatura me vlerë 62,7 milionë lekë secila.
Për të gjithë vitin 2022 inceneratori i Fierit mori 6 pagesa me vlera të njëjta 62.7 milionë lekë secila (total 376 milionë lekë), nga të cilat 3 fatura u paguan me 30 maj nga thesari i shtetit dhe tre të tjera u kryen me datën 1 gusht të këtij viti.
Kompania tjetër Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet te investimet kapitale, por te shpenzimet korente). Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.
Pagesat progresive për 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve deri në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë, ose 86 milionë euro. Pagesat u dhanë gjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncesionare në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit, renditen në krye të listës së investimeve nga Ministria e Financave në vitet e fundit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.
Më herët Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO & ASSOCIATES”, tha për “Monitor” se ndërprerja e pagesave te këto projekte lidhet ngushtë me plotësimin e detyrimeve kontraktore të koncesionarit, që duhet të dalë fillimisht nga hetimi administrativ nga Ministria e Mjedisit dhe Financave dhe vendimi i gjykatës për të konfirmuar hetimet e nisura.
“Në mënyrë që të arrijmë te ndërprerja e pagesave, duhet që vetë kontratat të përfundohen. Por, që kjo të realizohet, duhet pikësëpari të kemi një hetim administrativ të vetë institucioneve kontraktore, në mënyrë që të evidentohen të gjitha shkeljet kontraktore të koncesionarit. Kjo do t’i shërbente jo vetëm transparencës ndaj kësaj çështjeje, por mbi të gjitha do të shmangte një rrezik potencial nga ndonjë vendim jo në favor të gjykatave (të arbitrazhit dhe/ose vendase)./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38