Flash News

E-TJERA

Edhe Youtube demaskon “ushtarët e Ramës”, e cilëson të dhunshme videon e momentit të arrestimit të Metës

Edhe Youtube demaskon “ushtarët e Ramës”, e cilëson

Mënyra sesi u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme ka bërë bujë në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mbetur të shokuar.

A ishte vrasës, kriminel apo person me rrezikshmëri të lartë shoqërore Ilir Meta që u morë në atë mënyrë të dhunshme në mes të ditës?

Videoja nga momenti i arrestimit ka bërë xhiron e rrjetit, ku i rritet akoma dhe më shumë doza pasi u morë me forcë nga forcat policore.

Pavarësisht se policia së bashku me ministrin e brendshëm janë shprehur se s’ka pasur dhunë,  aplikacioni “Youtube” kur duam të hapim videon që ka publikuar “Syri Tv” nxjerr:  Sign in to confirm your age. This video may be inappropriate for some user.

Edhe Youtube demaskon “ushtarët e Ramës”, e cilëson

Domethënë kaq e dhunshme është ky moment i arrestimit të një ndër figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare, saqë youtube sta lë ta shikosh duke thënë se  video mund të jetë e papërshtatshme për disa përdorues.

 

Të fundit