Flash News

E-TJERA

“Edi ik se na mërzite”, Ruli: Ramën e përzuri Gramozi, jo Berisha për të hyrë në PD  

“Edi ik se na mërzite”, Ruli: Ramën e përzuri
Genc Ruli, ish minister, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike

Genc Ruli, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike deklaron se Edi Ramën, sot kryeministër prej dy mandatesh nuk u përjashtua nga PD prej Sali Berishës, siç deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për Alfred Lelën në PolitikOn, por prej Gramoz Pashkos.

“Nuk hyra në PD se më kishin zënë radhë komunistët, me në krye Saliun”, u shpreh Rama në Rtv Ora.

Megjithatë, Ruli në ‘real story’ ka kujtuar atë ditë te para 30 viteve dhe momentin kur Rama bëhet pjesë e mbledhjes pasi ishte kthyer në Tiranë prej Korfuzit.

Edin e njihja, ishte djalë liberal, me guxim në bisedat ‘kondra’ që i quanim ne, fliste shumë herë në bulevard. Kishte nisur gjatë ‘90 të prononcohej para studentëve. Në ngjarjet e dhjetorit nuk ishte në Shqipëri.

Sapo u bë mbledhja te Qytet Studenti, ne bëmë grupin organizativ. Në bisedë e sipër hyn Edi. U mirëprit nga të gjithë. Hyri në mbledhje pa qenë pjesë e mbledhjes dhe na tha sa mbërrita në Tiranë pasi kishte qenë në Korfuz.

Ndërhynte dhe jepte shenjë rdaikalizimi bisedës. Ishim të kujdesshëm se ishim konkretizuar se mund të kishim elementë provokatorë, si “te djegim bllokun” që mund të nxitej.

Rama ishte nga vetja, jo me porosi. Mungesa që s’kishte qenë në orën e duhur ishte mënyrë për të rimarrë rolin e protagonistit. Hyri në konflikt me ata që ishin, ishte kritik, ndërpriste. Në fund e ka përzënë Gramoz Pashko në mbledhjen e komisionit nismëtar të PD, i tha Edi ik se na mërzite, me këto mend nuk je me ne”. Nuk është e vërtetë që ka blloku Berisha”, tha Ruli.  

Të fundit