Flash News

E-TJERA

Edita Tahiri mbështet protestën e Berishës kundër Vuçiç: Duhet përkrahur nga gjithë shqiptarët

Edita Tahiri mbështet protestën e Berishës kundër

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka mbështetur protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Ajo thotë se "Ballkani i Hapur" synon të vendosë popujt në hegjemoninë serbe. Tahiri shton se kjo do të mbetet vetëm ëndërr e Vuçiç, duke theksuar se opozita e ringritur do t'i pengojë objektivat e tij.

Ajo iu bën thirrje të dalin në protestë, ndërsa shton se marshimi i nesërm është dhe pro interesave të Kosovës.

"Ballkani i Hapur" do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe...kështu ëndërron Vuqiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!"-shkruan Tahiri.

Berisha ka thirrur protestë, e cila do të nisë në orën 16.00 në selinë blu dhe më pas do të marshohet drejt kryeministrisë. Vuçiç pritet të vijë nesër në Tiranë, në kuadër të një vizite dy ditore për "Ballkanin e Hapur".

Të fundit