Flash News

E-TJERA

Efektivët e policisë në gjendje të dehur, AMP-ja fillon hetimin ndaj 2 punonjësve të Komisariatit të Peqinit

Efektivët e policisë në gjendje të dehur, AMP-ja fillon

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), në zbatim të Planit të Monitorimit mbi respektimin e normave dhe rregullave të etikës, kanë monitoruar efektivat e Policisë në gjithë rajonin që mbulon.

Janë konstatuar në brendësi të një bar-kafe punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Peqin, M.Z. dhe G.T., me funksion Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet duke konsumuar pije alkolike, veshur me uniformë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me rregullat e Etikës Policore dhe parashikimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke kryer shkelje të rëndë disiplinore.

Ndaj tyre do të rekomandohet fillimi i hetimit disiplinor pranë Komisionit Disiplinor në AMP.

Të fundit