Flash News

E-TJERA

“Eja të të shoqëroj në komisariat”/ Tenton të abuzojë seksualisht me të miturën, arrestohet efektivi i policisë

“Eja të të shoqëroj në komisariat”/ Tenton
Foto ilustruese

Një efektiv policie është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale K.K., 62 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Sipas burime zyrtare, ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

"Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa. Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”." thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Të fundit