Flash News

E-TJERA

Eksperti tregon si e rrezikon Beleri mandatin e kryebashkiakut

Eksperti tregon si e rrezikon Beleri mandatin e kryebashkiakut

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka shpjeguar se si do të veprohet me kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin, i cili është në paraburgim.

I ftuar në Top Talk, Karamuço u shpreh se nëse Beleri nuk betohet apo nuk paraqitet për tre muaj në bashki, e humb mandatin dhe shkarkohet.

Vendimi për shkarkimin e tij mund të merret nga Këshilli i Ministrave, tregoi Karamuço.

Nëse ai nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, nëse nuk paraqitet tre muaj në detyrë menjëherë shkarkohet. Ne kemi një jurisprudencë të kryetarit të bashkisë Dibër, Shykriut në të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që edhe pse personi nuk është dënuar ende me vendim gjyqësor të formës së prerë, vendimi konkurron, sepse i lihet kompetencë me kushtetutë qeverisë, që për çdo çështje që ata gjykojnë se është shkelje flagrante e kushtetutës, mund ta shkarkojë.

Lihet në fuqi edhe kjo pjesë. Shkarkimi e ka në dorë Këshilli i Ministrave jo në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri.”- tha Karamuço.

Të fundit