Flash News

E-TJERA

Eksperti i sigurisë: Nano mund të ketë probleme me botën e krimit

Eksperti i sigurisë: Nano mund të ketë probleme me botën e

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi paralajmëroi një rrezik të mundshëm që i kanoset ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, pas publikimit të e-maileve në postën e tij elektronike nga hakerat.

Në një lidhje për Euronews Albania, Muzhaqi u shpreh se Nano do të ketë problemeve botë e krimit, pasi informacionet e bëra publike tashmë janë lehtësisht të aksesueshme. Eksperti nuk përjashtoi mundësinë që në sulmin kibernetik, të jenë të përfshira edhe shtete të tjera përveç Iranit.

“Me ekspozimin e të dhënave tona personale dhe asnjë masë që nuk u mor filloi tatëpjeta e këtij muhabeti. Ka logjikë të mendosh që kemi edhe shtete të tjera të përfshira, përveç Iranit. Kemi ekspozimin të e-mail të zotit Nano, situate nuk është që autorët e sulmit me gjithë mbështetjen e tyre të gjitha këto tashmë që bëjnë aktivitet të papenguar, që kanë akses, që kanë në duar te tyre informacion të shumë. Personalisht zoti Nano mund të ketë probleme”, u shpreh Muzhaqi.

 

Të fundit