Flash News

E-TJERA

Eksperti: Çmimi i naftës rrezikon të shkojë 6 mijë lekë/ litri

Eksperti: Çmimi i naftës rrezikon të shkojë 6 mijë

Çmimi i naftës rrezikon të shkojë 6 mijë lekë të vjetra për litër. Kështu ka paralajmëruar eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

Ky i fundit tha për “Quo Vadis” se vetëm në katër muajt e parë të vitit konsumi i naftës ka rënë me 15 përqind gjë e cila do të ndikojë në rritjen e çmimit të saj.

Eksperti u shpreh se qeveria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera sa i përket reduktimit të taksave.

“Qeveria të paktën të kopjonte vendet etjere ose të ndryshonte taksë, si shumë vende të tjera që disa prej tyre kanë hequr edhe akcizën. Vetëm katër mujorin e parë të vitit në kemi një ulje të konsumit me 15 përqind.

Nëse situate nuk do të ketë ndryshime, në 2024, nafta do të shkojë 300 dollarë për fuçi. Dhe nëse vazhdon kështu nuk do të çuditemi as kur litrin e naftës ta kemi 600 lekë të reja. Por qeveria si rregullator duhet të shikojë shtresat në nevojë”, tha ai.

 

Të fundit