Flash News

E-TJERA

Eksperti nxjerr shifrat: Audienca e PD në TikTok është më e lartë se e PS, mbyllja është censurë

Eksperti nxjerr shifrat: Audienca e PD në TikTok është më e

Eksperti i të dhënave në rrjetet sociale, Blerim Gjeladini ka folur për vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare.

Gjeladini ka ndarë në faqen e tij në Facebook disa të dhëna mbi audiencën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke krahasuar interaktivitetin e ndjekësve mes tyre.

Sipas shifrave të publikuara nga Gjeladini, qartazi PD ka më shumë audiencë se sa socialistët. PD rezulton me 47.92% audiencë, ndërsa PS me 39.17%. Sipas ekspertit, dukshëm, ky vendimi i qartazi është një censurë dhe një vendim q synon të mbrojë interesat e Ramës.

Postimi:

Pse TikTok po mbyllet?

Nga 1 Nëntori deri më 20 Dhjetor, analizat tona të detajuara të postimeve politike në TikTok tregojnë diçka të jashtëzakonshme. Fakte që nuk mund të injorohen:

Audienca:

- PD: 47.92%

- PS: 39.17%

Postimet:

- PD: 55.39%

- PS: 35.81%

Kjo është e vërteta që nuk u pëlqen të gjithëve. Me një platformë ku qytetarët janë të lirë të shprehen dhe të ndajnë fakte, dikush po mundohet të vendosë censurë!

“Përse TikTok? Sepse s’mund ta kontrollojnë dot!”

Mbyllja e TikTok-ut nuk është për sigurinë kombëtare, por për të mbrojtur interesat e disave që i trembet transparencës!

Të fundit