Flash News

E-TJERA

Eksperti: S’është detyra e SPAK të merret me marrëveshjen e muxhahedinëve

Eksperti: S’është detyra e SPAK të merret me

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi deklaratën e djeshme të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi sa i takon tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Softa tha se Çuçi deklaroi se banorët e MEK-ut kanë prishur marrëveshjen dhe se kampi është krijuar për qëllime humanitare e jo politike.

Sipas tij,  një deklaratë e tillë është konfliktuale.

“Fakti është se SPAK-u nuk merret me veprimtari të kësaj natyre. SPAK-u në vetvete që kur është krijuar, është krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Atëherë ku kemi korrupsion dhe krim të organizuar brenda kësaj strukture?

Ndërsa ne kemi një deklaratë të ministrit i cili thotë se kanë shkelur marrëveshjen sepse është marrë jo për qëllime politike. Duke u nisur nga fakti kush merret dhe kush e ka lëshuar këtë urdhër për të bërë kontrollet, atëherë që këtu kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me shkelje të marrëveshjes, por kemi arsye të tjera,” – deklaroi Softa.

 

Të fundit