Flash News

E-TJERA

Eksperti: Si u arrestuan 4 bosët e drogës në Dubai pas përgjimit të DEA-s përmes dritareve

Eksperti: Si u arrestuan 4 bosët e drogës në Dubai pas

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco ka folur për veprimtarinë e grupeve kriminale në Dubai. Ai tha se një hotel në qytetin luksoz të Emirateve të Bashkuara, u detyrua të ndërronte xhamat, pasi DEA e struktura të tjera të rendit, përdorën teknologji të reja përgjimi.

Karamuco u shpreh për “Log”, se si pasojë e këtij aksioni u arrestuan 4 bosë të mëdhenj të drogës.

“Tek një hotel filloi e gjitha historia. Këtu filluan të ngrihen radarët e Dea, FBI, Europolit, Interpolit. Çfarë ndodhi aty në 2017-n? Aty u takuan katër kokat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që zhvendosin në të gjithë globin 1/3 e saj.

Njëri ishte boshnjak, njëri hollandez, njëri irlandez dhe tjetri italian i lidhur me Marokun. U interceptuan nga ana e Deas të gjitëh pazaret që bënë këta të 4 për 10 vitet e ardhshme. Jo vetëm do të ndiqnin disa linja të caktuara, strategjia e tyre ekonomike.

DEA i interceproi, përgjoi dhe i arrestoi. Më pas u ekstraduan. I fundit Raffaele Imperiale, vetëm para 8 muajsh u ekstradua në Itali e më një presion shumë të madh”, tha Karamuco.

 

Të fundit