Flash News

E-TJERA

Ekspertja: Hakerat kanë shitur rreth 20 kopje database të dhënash personale të shqiptarëve

Ekspertja: Hakerat kanë shitur rreth 20 kopje database të dhënash

Ekspertja e IT-së Esmeralda Mihana ka deklaruar se hakerat të cilët bllokuan sistemin e TIMS disa ditë më parë dhe sulmuan portalin e-Abania, kanë shitur rreth 20 kopje database me të dhënat personale të shqiptarëve.

Në një lidhje për Euronews Albania, Mihana tha se të dhënat shërbejnë për t’i bërë presion qeverisë dhe popullit shqiptar.

"Të dyja databasat janë të shitura për 0,025 bitcoin, përafërsisht te 557 dollarë. Thuhet se janë shitur deri tani 20 kopje të databasave. Këto shërbejnë për të terrorizuar qeverinë apo popullin se ata i disponojnë këto të dhëna dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen autoriteteve", tha ajo.

 

Të fundit