Flash News

E-TJERA

Ekuadori mposht Katarin 2-0 në ndeshjen hapëse

Ekuadori mposht Katarin 2-0 në ndeshjen hapëse

Katar 2022 ka nisur sot me një ndeshje historike mes vendit organizator dhe Ekuadorit. Një sfidë e cila pa fituese me shifrat 2-0 skuadrën latino-amerikane, e cila shkroi historinë e aktiviteteve të tilla ku ekipi vendas asnjëherë më parë nuk kishte humbur ndeshjen e hapjes.

Ekuadori ka dominuar që nga minuta e parë e sfidës, duke krijuar raste e gjetur shpejt një gol që iu anulua me anë të Valencias. Por ky i fundit nuk u dorëzua dhe që në pjesën e parë tundi dy herë rrjetën brenda pak minutash, duke i dhënë një avantazh që ia bëri të thjeshtë vijimin e ndeshjes përfaqësueses së tij.

Ekuadori e nis me një fitore të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë edicion duke hedhur kandidaturën për kalimin e grupit, teksa Katari vërtetoi që është shumë larg çdo pretendimi për një mrekulli në këtë aktivitet ku ka ardhur vetëm për faktin se është vendi organizator.

 

Të fundit