Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Gosës, eksperti i kriminalistikës paralajmëron hakmarrje: Do të prodhojë vrasje

Ekzekutimi i Gosës, eksperti i kriminalistikës paralajmëron

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa ka paralajmëruar vijimin e sagës së hakmarrje pas avrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

Në një lidhje për Euronews Albania, Softa tha se është një vrasje që do të prodhojë një zinxhir tjetër, pasi është e rëndë të vrasësh fëmijën në sy të babait.

Softa tha se familjarët duhet të merresh nën sigurinë nga Policisë së shtetit.

“Ka qenë i parapërgatitur dhe i qartë për veprimet që ka pasur. Pra nëse do të ishte me babain apo pa babain objektivi do ishte të vriste të vëllanë. Kjo është shumë e qartë për sa kohë që një njeriu që realizon një krim nuk i kushtonte gjë të vriste dhe personin tjetër duke lënë një dëshmitarë mangut. Ka qenë shumë e qartë që ka dashur të merrte hak te i vëllai.

Mund ta vriste babain qoftë për hakmarrje, qoftë për të mos lënë një dëshmitar, pasi babai ndodhej nga pak centimetre larg, dhe ndoshta e ka identifikuar.

Ky është një zinxhir vrasjesh që do të prodhojë vrasje. Do sjellë hakmarrje pasi nuk ka gjë më të rëndë se t’i vrasësh babait djalin në sytë e tij. Kjo duhet të ishte ndaluar që nga vrasja e parë, jo thjesht për të zbutur gjakrat, por që familjarët të merreshin nën siguri nga Policia e Shtetit”, tha Softa.

Të fundit