Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi në Vlorë/ Viktima është ndjekur me vrap deri në katin e 5-të të pallatit, shoqërohen 4 persona; dyshimet për hakmarrje

Ekzekutimi në Vlorë/ Viktima është ndjekur me vrap deri

Katër persona janë shoqëruar si të dyshuar që janë përfshirë për vrasjen e Shkëlzen Velajt ën Vlorë. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash, pak para mesnatës në pragun e shtëpisë.

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 35-vjeçarit. Ai ka qenë në makinë, kur ka konstuar se po e ndiqnin. Velaj ka dalë nga makina dhe ka nxituar të hyjë në pallatin, ku banonte.

Autorët e kanë ndjekur deri në katin e 5-të të pallatit dhe teksa Velaj ka hapur derën e banesës, ata kanë lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas krimit, policia ka gjetur në fshatit Babicë një makinë tip BMË pa targa, e cila ishte djegur. Ajo dyshohet se është përdorur nga autorët. Brenda makinës është gjetur një armë kallashnikov.

Policia po punon për marrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonën ku ndodhi ngjarja. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi 35-vjeçari është vëllai i Ardi Velajt, një nga viktimat e të ashtuquajturës “masakra e Çoles”, e cila ndodhi në  vitin 2015 në Vlorë dhe ku humbën jetën tre persona.

Për kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Velajt, policia ka ngritur disa postblloqe, në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier dhe në Elbasan.

 

Të fundit