Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet masa e arrestit me burg për avokatin Radovan Çela pas vetëdorëzimit në polici

Ekzekutohet masa e arrestit me burg për avokatin Radovan Çela pas

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për avokatin 44-vjeçar, Radovan Çela, i cili u vetëdorëzua pasditen e sotme në polici.

Çela dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke arrestuar Çelën. Pas ndalimit, materialet procedurale janë kaluar në SPAK për ndjekje të mëtejshme.

Të fundit