Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është ekzekutuar në Greqi, në Salaminë. Siç raportojnë mediat greke, shqiptari është ekzekutuar me një plumb në kokë.

Dyshohet se viktima është i moshës 55 vjeç, ndërsa identiteti nuk dihet.

Ai është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij, i ulur në një karrige. Kanë qenë të afërmit e viktimës të cilët njoftuan policinë.

Aktualisht po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen.

Kujtojmë se vrasja e shqiptarit vjen disa ditë pas atentatit ndaj Andrea Kalemit në Greqi. Kushëriri i Aleksandër Sadikajt ndodhej me pushime me familjen kur është qëlluar me breshëri arme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë një vit më parë.

Të fundit