Flash News

E-TJERA

U braktis i pajetë në derën e spitalit, identifikohet shqiptari që u vra në Spanjë

U braktis i pajetë në derën e spitalit, identifikohet shqiptari

Është identifikuar shqiptari i cili u gjet i braktisur me plagë në bark disa ditë më parë në një spital të Spanjës.

Mësohet se i riu 29-vjeçar nga qyteti i Vlorës është idenitifikuar si Endrit Sinaj. 29-vjeçari u në derën e spitalit në Mossos d'Esquadra ku edhe ndërroi jetë. Viktima dyshohet se u la atje nga disa persona që udhëtonin me makinë.

Automjeti ndaloi në derën e spitalit dhe la të riun i cili kishte një plagë në bark e cila pas ekkzaminimeve u vërtetua se ishet shkaktuar nga plumbi.

Sipas burimeve nga Trueta, kur i riu shqiptar kishte mbërritur në spital ishte pa shenja jete. Ngjarja ndodhi më 23 prill, ndërsa pavarësisht kqyrjes së kamerave të sigurisë nuk janë gjetur ende autorët.

Sinaj ishte një person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Të fundit