Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi me tre plumba në gjoks shokun, Apeli dënon me 13 vite e 4 muaj burg Noel Dishën

Ekzekutoi me tre plumba në gjoks shokun, Apeli dënon me 13 vite e 4

Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg, Noel Dishën, autorin e vrasjes së mikut të tij, Vilson Tafçiu, në janar të vitit 2020 në Astir.

Fillimisht Gjykata e Shkallës së Prë Tiranë i dha Dishës 10 vite e 8 muaj burg. Ngjarja ndodhi në rrugën "Dhaskal Todri" ku Noel Disha ekzekutoi me tre plumba në gjoks Vilson Tafçiun, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Disha Tafçiu kishin qenë më parë shokë emigrimi në Francë prej ku mendohet se mund të ketë nisur edhe konflikti mes dy të rinjve.

Dyshohet se Disha e ka ndjekur viktimën dhe ishte në dijeni për të gjitha lëvizjet e tij. Teksa Tafçiu ndodhej në një lokal bashkë me dy mikesha, Disha i ka kërkuar të dalë jashtë.

Ekzekutoi me tre plumba në gjoks shokun, Apeli dënon me 13 vite e 4 Ekzekutoi me tre plumba në gjoks shokun, Apeli dënon me 13 vite e 4

Të fundit