Flash News

E-TJERA

Ekzekutori i Behar Sofisë shkon në vendin e krimit, RENEA nis kërkimet në Lanë për armën që përdori

Ekzekutori i Behar Sofisë shkon në vendin e krimit, RENEA nis

Pas arrestimit nga policia dhe pranimit të autorësisë së vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt në qendër të Tiranës, ekzekutori  Enejt Shyti, 24 vjeç është kthyer në vendin e krimit.

I shoqëruar nga forca të shumta policore, i riu është dërguar për të përcaktuar vendin ku pretendon se ka hedhur armën e krimit.

Siç duket, ai shfaqet i rrethuar me policë, ndërsa ka mbuluar kokën me kapucin e xhupit që mban veshur.

Paraditen e së shtunës, polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet në lumin e Lanës për të gjetur armën e përdorur nga i riu për ekzekutimin e Sofisë. Kjo është hera e tretë që ata zhvillojnë kërkimet në këtë zonë, pas ditës së vrasjes dhe një ditë më pas.

Ekzekutori i Behar Sofisë shkon në vendin e krimit, RENEA nis

Më herët janë arrestuar edhe 3 bashkëpunëtorë të tij, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë, si dhe shtetasin Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Organizatori i atentatit ka qenë 54-vjeçari nga Fushë Kruja Skënder Vathi, ndërkohë që Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha i kanë premtuar që ti japin Shytit 50 mijë euro për kryerjen e krimit.

24-vjeçari kishte punuar për disa muaj si bojaxhi në Malin e Zi. Një ditë pas vrasjes u largua në Malin e Zi, por ajo që e nxori zbuluar ishin gjurmët e ADN-së që kishin mbetur në rrobat e tij që la pranë Liqenit Artificial, pak orë pas ngjarjes.

Të fundit