Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Bllokohet tuneli për shkak të aksidenteve, banorët ngrihen në protestë; policia i paralajmëron për procedime

Elbasan/ Bllokohet tuneli për shkak të aksidenteve, banorët

Banorët e lagjes "Emin Matraxhiu" u ngritën mëngjesin e sotëm në protestë, duke bllokuar aksin Elbasan-Librazhd.

Banorët e kësaj lagjeje në Elbasan kundërshtojnë bllokimin e tunelit në unazë, rrugë që i lidh ata me qytetin.

Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve. Banorët kërkojnë një zgjidhje alternative, pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.

Shefi i Policisë së Rendit Armand Muça paralajmëroi banorët që të mos bllokojnë qarkullimin, në të kundërt do të hetohen. Ai iu kërkoi banorëve që të drejtohen në institucionet përkatëse.

“Do procedoheni penalisht për protestë të paligjshme. Drejtoheni institucioneve në mënyrë ligjore lidhur me shqetësimin e krijuar pas bllokimit të hyrjes së rrugës së lagjes”, iu ka thënë shefi i policisë banorëve.

Të fundit