Flash News

E-TJERA

Çelet sot Panairi i Librit “Tirana 2023”

Çelet sot Panairi i Librit “Tirana 2023”

Hapet sot në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë panairi i 26 I librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Panairi mbahet deri në datë 19 nentor. 

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

Të fundit