Flash News

E-TJERA

Eliminohet Holanda, përcaktohet çifti i parë çerekfinal

Eliminohet Holanda, përcaktohet çifti i parë çerekfinal

Ekipi i Holandës është eliminuar nga Evripiani pas fitores së Republikë Çeke që fitoi 2-0 në Budapest. Republika Çeke do të ndeshet me Danimarkën në çerekfinale.

Eliminohet Holanda, përcaktohet çifti i parë çerekfinal

Pjesa e parë ishte në dominim të Holandës, por në një rast të vetëm Çekia mund të kishte ndëshkuar. Gjithsesi, fraksioni i parë u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë ishte De Ligt ai që gaboi, duke humbur ekuilibrin dhe duke ndaluar me dorë topin duke qenë lojtar i fundit. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq pasi e pa edhe një herë në VAR aksionin, duke ia bërë ndeshjen malore holandezëve.

Në minutën e 68, Holes shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa në minutën e 80, i njëjti futbollist përfitoi nga hutimi i Ëijnaldum dhe Dummfries për t’u futur në zonë dhe për të shërbyer Schick, i cili shënoi golin e tij të katërt në këtë turne.

6 minutat e shtesës së akorduara nga arbitri nuk ndryshuan rezultatin, por vetëm sa shtuan vuajtjen e holandezëve dhe tifozëve të tyre.

Të fundit