Flash News

E-TJERA

Elizabeta Imeraj jep dorëheqjen nga SPAK-u

Elizabeta Imeraj jep dorëheqjen nga SPAK-u
Elizabeta Imeraj

Elizabeta Imeraj ka dhënë dorëheqjen si prokurore pranë Strukturës së Posaçme Kundër Krimit de Korrupsionit. Ajo e ka dorëzuar kërkesën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Ajo doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në mars dhe rezultoi pa probleme në të tre shtyllat e hetimit, pasurisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Ajo është zgjedhur nga KLP në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar. 

Të fundit