Flash News

E-TJERA

"Emblema e humorit shqiptar", Rama, Basha e Veliaj mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Koço Devoles

"Emblema e humorit shqiptar", Rama, Basha e Veliaj mesazhe
Koço Devole

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ndodhej prej ditësh në intubim si pasojë e infektimit më COVID-19.

Reagimet për humbjen e tij kanë qenë të shumta, teksa nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit nga politika.

"Lamtumirë i shtrenjti Koço! U prehsh në paqe", shkruan kryeministri Rama në postim.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për familjen e të afërmit.

"Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!", shkruan Basha në postim.

Ngushëllimet nuk kanë munguar as nga kryebashkiaku Veliaj, i cili e konsideron Devolen si emblemën emblema e humorit shqiptar.

"Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar, na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes", shkruan Veliaj në postim.

Të fundit