Flash News

E-TJERA

Çëmçakëzi që dyshohet se përgjum nxënësit, Policia e Tiranës: Përmban vetëm vitaminë E

Çëmçakëzi që dyshohet se përgjum

Policia e Tiranës ka reaguar sërish pas shqetësimeve të ngritura në rrjetet sociale lidhur me çamçakëzin e ngjyrës jeshile që dyshohej se përgjum nxënësit.

Sipas një njoftimi të fundit, kontrollet e kryera në shkollën në Yzberisht konfirmuan se tableta e sekuestruar nuk përmban substanca psikotrope, por përbëhet nga vitamina E.

Megjithë këto rezultate, Policia njofton se do të vazhdojë kontrollet dhe monitorimin në të gjitha shkollat, për të siguruar sigurinë e nxënësve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë më 25.10.2024, lidhur me një substancë në formë tableti me ngjyrë jeshile, që dyshohej se përgjum nxënësit, ju informojmë se:

Pas kontrolleve të ushtruara në një shkollë në Yzberisht, u sekuestrua një tabletë në ngjyrë jeshile. Nga analizat e kryera në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP-së, rezultoi se tableta nuk përmban ndonjë lëndë psikotrope dhe ka në përbërje vitaminë E.

Pavarësisht këtyre rezultateve, shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet dhe monitorimin në të gjitha shkollat.

Të fundit