Flash News

E-TJERA

Emërimi i 28 hetuesve të BKH, reagon Kim dhe Soreca: Urime, Reforma në Drejtësi po ecën përpara

Emërimi i 28 hetuesve të BKH, reagon Kim dhe Soreca: Urime, Reforma
Yuri Kim, Luigi Soreca

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përgëzuar 28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do të nisin punën javën që vjen.

Kim ka shparëndarë një reagim të ambasadës, e cila mbështet hetuesit e rinj për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. Kim thekson sërish se reforma nuk ka qenë e lehtë dhe e shpejtë, ndërsa thotë se po ecën përpara. Sipas kryediplomates amerikane, këto hapa e ndihmojnë vendin në rrugëtimin drejt BE-së.

Në të njëjtën linjë edhe Soreca uron hetuesit e rinj, të cilët i kaluan të gjitha fazat dhe janë gati për të kryer detyrën e tyre. Ai thotë se SPAK-u tashmë mund të mbështet te kjo strukturë për të hetuar.

 

Të fundit