Flash News

E-TJERA

Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Gjykata duhet të jetë në funksion të mbrojtes së të drejtave themelore të njeriut

Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Gjykata duhet të jetë në

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar mbi përzgjedhjen e anëtarit të pestë të GJykatës Kushtetuese, Altin Binaj, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm.

Në një reagim zyrtar në “Facebook”, OSBE shkruan se Gjykata duhet të jetë në funksion të plotë në mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Reagimi i OSBE:

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”.

Kujtojmë se Kuvendi miratoi me 96 vota “pro” ditën e djeshme anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.

Emërimi i Altin Binaj, OSBE: Gjykata duhet të jetë në

Të fundit