Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit

Emiljana Ulaj, para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Siç njofton gazetari Burim Goxhuli, zonja Ulaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare. Familja e saj ishte persekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa u largua nga vendi më 1997, pas krizës së shkaktuar nga skemat piramidale.
Ditë më parë politikanja shqiptaro-amerikane nga radhët e Partisë Demokrate, Emiljana Ulaj, bëri betimin për postin e anëtares së Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork.
Zonja Ulaj është emigrantja e katërt dhe e dyta me origjinë shqiptare, pas Vedat Gashit, që siguron një vend në këshillin me 17 anëtarë të kësaj bashkie. Ajo është gruaja e parë shqiptaro-amerikane që merr këtë rol në Uestçester.
“Ishte një ditë e madhe dhe emocionuese, shumë domethënëse për mua si një emigrante, refugjate që erdhi në këtë vend në moshën 10 vjeçare, pa njohuri të gjuhës angleze, të cilës më vonë iu kërkua që të futet në garë për anëtare bashkie dhe që u zgjodh në atë rol. Kjo do të thotë shumë dhe flet mbi atë se sa i mrekullueshëm është ky vend, që u jep këto mundësi emigrantëve. Të gjithë të shtypurit kudo në botë mund ta dëshmojnë këtë.
Unë mendoj se Amerika është një fener ndriçues, që nëse jeni i përndjekur kudo në botë, ëndrra juaj është që të vini këtu. Sepse ky është vendi ku nuk ka rëndësi emri i familjes suaj dhe e kaluara juaj. Nëse punoni mund të arrini”, thotë zonja Ulaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Familja e zonjës Ulaj u largua nga Shqipëria më 1997, kur vendi ishte zhytur në një krizë të thellë, disa vite pas rënies së diktaturës komuniste. Ajo dhe familjarët e saj qëndruan si refugjatë në Itali për gati një vit, para se të fitonin azilin në Shtetet e Bashkuara.
“Një mëngjes, një familjar i nënës sime trokiti në derën tonë në ora 5 dhe na tha se një anije po largohet drejt Italisë. Na tha se nëse duam të largohemi, duhet të ikim tani. Familja vendosi që të largohej atë mëngjes. U larguam papritur. Ishte një kohë kur gjithçka ishte e frikshme. Shkollat ishin mbyllur. Kishte tanke nëpër rrugë. Njerëzit blinin armë, që të tjerët të qëndronin larg shtëpive të tyre. Ishte një kohë e pasigurt dhe e frikshme”, thotë zonja Ulaj.
Megjithëse kanë kaluar vite, zonja Ulaj e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshë të re, vazhdon të kujtojë vuajtjet e të parëve të saj gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Ajo thotë se historitë me të cilat është rritur, kanë ndikuar në ambiciet dhe formësimin e saj si politikane.
“Familja e nënës time ka qenë e persekutuar ashpër gjatë komunizmit në Shqipëri. Ata vranë shtatë burra të familjes së saj. Gjyshi im ishte burgosur për dhjetë vite dhe më pas jetoi në një kamp internimi pothuajse gjithë jetën e tij, deri kur demokracia erdhi në Shqipëri. Në kampin e internimit ai takoi gruan e tij, gjyshen time, familja e së cilës ishte e persekutuar po ashtu. Gjithmonë kam dëgjuar këto histori nga nëna ime, vuajtjet e tyre gjatë atij regjimi politik. Të gjitha këto përvoja, histori të nënës sime, janë në mendjen time. Shpresoj se ka jetë pas vdekjes, që gjyshi im, i cili vuajti aq shumë, të shoh mbesën e tij në Amerikë, që është bërë pjesë e politikës dhe po ndihmon të tjerët”, thotë ajo.
Mandatin e saj në Këshillin Bashkiak, zonja Ulaj e sheh si një mundësi për të përmirësuar jetët e njerëzve. Disa nga përparësitë kryesore të saj janë strehimi i përballueshëm dhe burimet e energjisë së ripërtëritshme.
“Shumica e njerzëve që jetojnë me qira janë të rënduar nga çmimet e larta. Të moshuarit dhe ata me atë ardhura fikse kanë jetë të vështirë. Të rinjtë, pasi mbarojnë studimet nuk mund të përballojnë një apartament. Dikur qiraja ishte një sakrificë që dikush e bënte për të kursyer para për të blerë një shtëpi. Njerëzit nuk po mund të kursejnë dhe kjo sjell probleme tjera. Shtëpia është investim për të ardhmen, pensionin tuaj.
Përveç kësaj, ne kemi një planet që duhet ta mbrojmë për gjeneratat e ardhshme, duke ndërtuar burime të energjisë së ripërtëritshme. Zgjerimi i transportit publik është një çështje tjetër. Po ashtu dua të shoh mundësitë e angazhimit të të rinjve në procese, të dëgjojmë zërat e tyre, sepse ata do të trashëgojnë vendimet tona, prandaj duhet të kenë zë në vendimet që marrim”, thotë ajo.
Zonja Ulaj thotë se në qendër të mandatit të saj të parë janë edhe të rinjtë e komunitetit shqiptaro-amerikan, në veçanti ata që duan të angazhohen në politikë.
“Një nga sfidat më të mëdha kur rritesh si gjeneratë e parë emigrantësh është që, kur ke interesim për diçka nuk di çfarë të bësh, nuk i ke lidhjet e duhura. Prindërit e mi nuk i kishin lidhjet që unë të gjeja një punë si praktikante, ose nëse doja të merresha me politikë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Nuk dija me kë të flisja, që të më orientonte në atë fushë.
Prandaj, dua të jem një burim për ta, përmes grupeve të shoqërisë civile, që ata të kenë ku të drejtohen, që të lidhen me njerëzit e duhur nëse duan të angazhohen në politikë, t’u tregojë hapat konkret se çfarë duhet të bëjnë”.
Megjithëse nuk dihen të dhënat e sakta, sipas zonjës Ulaj, rreth 15 mijë nga gati 1 milion banorët e bashkisë së Uestçesterit janë shqiptaro-amerikanë.
Bashkia e Uestçesterit është e shtata në Nju Jork për nga numri i popullsisë, me një buxhet prej 2.8 miliardë dollarësh. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38