Flash News

E-TJERA

Emrat/ Drogë dhe armë, OFL i dërgon formularin 7 të dënuarve

Emrat/ Drogë dhe armë, OFL i dërgon formularin 7 të

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkest me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtatë shtetasve të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Këto shtetas janë:

Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo (Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Dieksina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Edmond Mamushi, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit