Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vrasje dhe rrëmbim, OFL i dërgon formularin tre të dënuarve

Emrat/ Vrasje dhe rrëmbim, OFL i dërgon formularin tre të

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim shkruhet se shtetasit janë:

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani,banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit