Flash News

E-TJERA

Emrat/ Prostitucion dhe trafikim narkotikësh, OFL zbarkon në Berat

Emrat/ Prostitucion dhe trafikim narkotikësh, OFL zbarkon në Berat

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve nga Berati të dënuar më parë për prostitucion dhe trafikim narkotikësh.

Në njoftim thuhet se i është dërguar formulari:

Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Reshep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Lorenc Hoxha (K.), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit