Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vrasje dhe trafikim narkotikesh, OFL zbarkon në Durrës

Emrat/ Vrasje dhe trafikim narkotikesh, OFL zbarkon në Durrës

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre individëve të dënuar më parë per vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Jeims (Përparim) Nezha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emiljano Norja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ermir Dervishi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit