Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vrasje, rrëmbim dhe drogë, OFL i dërgon formularët pesë të dënuarve

Emrat/ Vrasje, rrëmbim dhe drogë, OFL i dërgon formularët

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim shkruhet se OFL i ka dërguar formularët:

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit