Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vrasje, vjedhje dhe kultivim narkotikësh, OFL i dërgon formularin pesë të dënuarve

Emrat/ Vrasje, vjedhje dhe kultivim narkotikësh, OFL i dërgon

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesat për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Këta shtetas janë:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit