Flash News

E-TJERA

Emrat/ OFL i dërgon formularin tre të dënuarve nga Dibra për trafikim narkotikësh

Emrat/ OFL i dërgon formularin tre të dënuarve nga Dibra për

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve nga Dibra të dënuar më parë për trafikim narkotikësh.

Në njoftim shkruhet se OFL i ka dërguar formularin:

Eriol (Moll) Çela, banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Tedi Vojka, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

 Albi Murja, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit