Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vjedhje me armë e dhunë, OFL në Tiranë

Emrat/ Vjedhje me armë e dhunë, OFL në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy shtetasve të dënuar më parë për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas janë:

Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

 Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit