Flash News

E-TJERA

Emrat/ Vjedhje me pasojë vdekjen dhe prodhim narkotikësh, OFL në Vlorë dhe Durrës

Emrat/ Vjedhje me pasojë vdekjen dhe prodhim narkotikësh, OFL në

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht këto ish-të dënuar janë:

Elton (Isa) Ferizin, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ilir Kekën, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Shkëlqim Kekën, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Të fundit