Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Zbulohet identiteti i të arrestuarve në Vorë, kush janë administratori dhe magazinieri

EMRAT/ Zbulohet identiteti i të arrestuarve në Vorë, kush

Policia ka zbardhur identitetin e dy personave të arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Vorës, ku u zbulua një magazinë ku falsifikoheshin produkte ushqimore të skaduara.

Të arrestuarit janë:

Florenc Domi, administrator i subjektit tregtar;

Agim Domi, magazinier pranë subjektit tregtar “Master AL”.

Operacioni i koduar “Siguria Ushqimore”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7.

Gjatë kontrollit në magazinë, u sekuestruan 716 koli dhe disa qindra kilogramë mallra ushqimorë të përpunuar, të cilëve u ishte falsifikuar afati i skadencës. Produktet në fjalë kishin skaduar në janar dhe shkurt 2025, por ishin përgatitur për t'u hedhur sërish në treg, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë dhe për të dokumentuar të plotë këtë aktivitet kriminal.

 

Të fundit