Flash News

E-TJERA

Emrat/ Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Emrat/ Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Ka përfunduar procesi i votimit për anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mes të përzgjedhurve, është edhe gazetarja Anila Basha.

Emrat:

Armand Duka, si kreu i FSHF-së

Arben Dervishaj 39 vota

Lutfi Nuriu 39

Abdyl Kuriu 38

Ervin Canollari 37

Pano Xhixho 36

Fatbardh Jera 35

Anila Basha 35

Ylli Ҫekiҫi 34

Gjergji Petro 34

Envi Hicka 30

Armand Duka mori mandatin e tij të gjashtë në krye të federatës. Me 37 vota pro, Duka u rizgjodh president i FSHF-së. Vetë 4 vota mori rivali i tij ish-trajneri Sulejman Starova, ndërsa kandidati Dritan Shakohoxha vendosi ta bojkotojë mbledhjen duke e quajtur të jashtëligjshme.

Gjykata e Tiranës pezulloi Armand Dukën nga posti presidentit derisa të zgjidhej me vendim të formës së prerë konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe FSHF-së.Po ashtu, gjykata pezulloi edhe zgjedhjet e 2 marsit, të cilat u shtynë nga asambleja më 15 mars.

Të fundit