Flash News

E-TJERA

EMRI/ Kush është vajza që u gjet e vrarë me thikë poshtë Urës së Dajlanit

EMRI/ Kush është vajza që u gjet e vrarë me thikë

Janë zbardhur detaje të reja nga vajza që u gjet pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Burime bëjnë me dije se viktima është 32-vjeçarja Luljeta Preza, banuese në Sukth të Durrësit, e cila dyshohet se punonte si punonjëse seksi me pagesë.

Ajo është vrarë me thikë, teksa ka dyshime se me të është abuzuar dhe seksualisht.

Luljeta Preza është arrestuar në vitin 2014 nën akuzën për veprën penale “ushtrim prostitucioni”, teksa mësohet se ajo edhe tani punonte si punonjëse seksi me pagesë.

 Zona ku është gjendur trupi i pajetë është një pikë shumë e përdorur nga gratë që ushtrojnë të njëjtin profesion. Ato punojnë në atë zonë prej 4 vitesh.

Të fundit