Flash News

E-TJERA

Emri/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me armë një person në Lezhë

Emri/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, qëllohet me

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Balldre, në Lezhë.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plgosur një 40-vjeçar i identifikuar si Hilë Gjini. Ky i fundit është qëlluar me dy plumba në bark nga një person i identifikuar me inicialet Gj.Gj., banues në fshatin Balldre.

Sipas banorëve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, forcat policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e atentatit.

Të fundit